Gazetarja Sonila Meço përmes një shkrimi analizë thotë se reforma në drejtësi ka nisur duke shkelur Kushtetutën. “Sot po i afrohemi qendrës së trekëndëshit të Bermudës, ku krimi nuk ka si të njohë ndëshkim, sepse drejtësia është në kolaps mes kapjes së djeshme dhe rikapjes së sotme, ku ndërkombëtarët kanë hesapet e gjeopolitikës së madhe e lejojnë përfaqësuesit e bezdisjeve të vogla të shuajnë çdo zhurmë që iu ndërhyn në antena.”, shkruan ajo.
“Pjesë nga analiza e sotme për afp.al:
…dhe ja ku ndodhemi sot, me një kushtetutë miratuar me nxitim, nën presion politik të brendshëm e ambasadorësh, me përplasje dispozitash kalimtare, me nisjen e një reforme në drejtësi në shkelje të kushtetutës, duke mos respektuar frymën e saj në zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm, me gjykata jashtë funksioni të paplotësuara në numër anëtarësh, me misione ndërkombëtare që ndërhyjnë edhe në shkelje të kushtetutës, me ambasadorë që kanë humbur çdo kredibilitet, por që shtojnë kredite personale me zgjidhje artificiale krizash. Sot po i afrohemi qendrës së trekëndëshit të Bermudës, ku krimi nuk ka si të njohë ndëshkim, sepse drejtësia është në kolaps mes kapjes së djeshme dhe rikapjes së sotme, ku ndërkombëtarët kanë hesapet e gjeopolitikës së madhe e lejojnë përfaqësuesit e bezdisjeve të vogla të shuajnë çdo zhurmë që iu ndërhyn në antena. Dhe çfarë përhumbet në shkuarjen drejt epiqendrës është shteti i së drejtës, i cili shqiptarit të thjeshtë i ha kokën, i merr shpirtin. Ndërsa për krimin është shpëtim, për pushtetin garanci triumfi pa kontroll, për ndërkombëtarët një togfjalësh I harruar prej realpolitikës që po ngjall fantazmat e Churchill dhe Stalinit, duke ndarë kufijtë e Europës Lindore, më shumë se 70 vjet më parë. Analiza e plotë në: http://afp.al//news/2017/12/bermude-me-krim-pushtetare-dhe-nderkombetare-opinion-nga-sonila-meco-65799/“, shkruan Meço në rrjete sociale.