Loading...

Furtunë në të gjitha Prokuroritë, plani i ri i Arta Markut për të shkundur “pluhurin” e Adriatik Llallës

Me sa duket Kryeprokurorja e Perkohshme ka vendosur te shkunde njehere e mire “pluhurin” e Adriatik Llalles i cili nuk hapi asnje dosje ndaj politikaneve te korruptuar, nderkohe qe i sherbeu politikes dhe “mentoreve” te tij.

Ardhja e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pritet të sjelli ndryshime të prokurorëve në rrethe.

Arta Marku ka planifikuar emërimin e 3 drejtorëve të rinj në Prokurorinë e Përgjithshme, por ndryshimet pritet të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe drejtuesit i Prokurorive në rrethe.

Burimet tregojnë se Kryeprokurorja ka planifikuar edhe krijimin e një Drejtorie të re ku në krye të saj do emërohet Arqile Koça, një prej kandidatëve që garoi për postin e Kryeprokurorit.

Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë do drejtohet nga Anila Leka, ndërsa Drejtoria e Gjyqësorit do ti jepet prokurorit Artur Selmani.

Report Tv ka mësuar se Anton Martini pritet të drejtojë Prokurorinë e Krimeve të rënda, ndërsa Organi i Akuzës në Kryeqytet do drejtohet nga Bensik Cani.

Për prokuroritë e rretheve jane siguruar emrat e mundshëm për kandidat si më poshtë:

Prokurorinë e Vlorës, Albert Kuliçi

Prokurorinë Durrës, Arjan Ndoj ose Drini Pali

Prokurorinë e Elbasanit, Ermira Tafani

Prokurorinë e Fierit, Elsa Miha

Prokurorinë Fier, Sotir Kllapi

Prokurorinë e Shkodrës, Gjon Kodra

Prokurorinë Pogradec, Olsian Dado

Prokurorinë e Korçës, Elson Sadiku

Prokurorinë e Beratit pritet ta drejtojë, Genci Qani.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com