PRESS INDEPENDENT ka kontaktuar me babain e Florencit, Gëzim Beqiraj i cili shprehej i shqetësuar në lidhje me publikimet që po bëjnë gazetat në Shqipëri.
I pyetur se a ka akuzuar mjekët që duan të fshehin plagët e Florencit dhe se a ka akuzuar policinë për ngjarjen ?!
Gëzim Beqiraj e hedh poshtë këtë fakt ku thotë se nuk ishte fare në dieni për këto publikime të tilla në Shqipëri, këtë gjë e mësoi nga PRESS INDEPENDENT.
Njëkohësisht kërkoi që portalet dhe gazetat të mos disinformonin dhe mos të përdorin emrin e tij sikurë ka thënë tillë gjërash që deri tani realisht nuk ka bërë asnjë prononcim apo akuzuar siç transmetohet në Media.
Po ashtu Gëzim Beqiraj tha për PRESS INDEPENDENT se nuk do të lejojë apsolutisht asnjë përson që të fotografojë më në dhomën e reanimacionit ku ndodhet në koma Florenci dhe se do porosisë miqt e djalit të tij në Marseille që të mos japin asnjë informacion mediave për arsyen se po shkruajnë në emrin e tij fjalë që nuk i ka thënë.