Loading...

Emiljano Shullazi zbulon mesazhin që i çoi gruas së Azem Hajdarit

Për herë të parë Emiljano Shullazi ka pranuar të flasë në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke treguar versionin e tij të ngjarjes për akuzat e kërcënimit dhe gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja.

Në seancën e sotme Shullazi ka folur për rreth 120 minuta duke mohuar ta ketë kërcënuar Ylvi Beqjan ndërsa zbuloi se i ka dërguar një mesazh në telefon edhe gjyqtares Fatmira Hajdari.

“Ai gënjen. Unë nuk e kam kërcënuar asnjëherë. Më ka kërkuar ndihmë që ta ndërmjetësoja sepse thoshte që i mbajnë peng pasurinë në Gjykatë. Përmes një miku më trokiti në derë dhe më ofroi 1.4 milion euro”, tha Shullazi.

Shullazi thotë se i ka dërguar mesazh gjyqtares Fatmira Hajdari.

“I bëra mesazh gykatëses Fatmira Hajdari. Ajo m’u përgjigj”, u shpreh Shullazi.

Kur u pyet nga prokurorja e çështjes së çfarë përgjigje mori nga gjykatësja Hajdari, Shullazi u përgjigj: “Në dosje e ke. Lexoje..”.

Ylvi Beqja është përfaqësues në Shqipëri i kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company”. Ai cilësohet nga prokuroria si dëshmitar kyç për zbardhjen e kalimit të 20 për qind të ish-hotel Vollgës në pronësinë e të arrestuarit Emiljano Shullazi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com