Shkolla e Tragjasit – shënime nga Sali Jemin Troqe
Tragjasi ka patur dy shkolla,e Fushës dhe e Fshatit.Shkolla e Fushës ka patur mësues Islam Gjonin.Më 1946 u hap shkolla e Fshatit te Ri.Në Tragjasin e vjetër mbeti një shkollë me 4 klasa dhe 42 nxënës.Mësuesi i fundit në vitin 1955 kam qënë unë dhe Bejko Selmani nga Radhima.Kjo shkollë u mbyll ,pasi me forcë u shpërngulën familjet në Fshat të Ri.
Më 1955 Tragjasi mbeti me një shkollë ,e cila ka qënë shkolla bazë për Radhimën,Dukatin dhe Orikumin.Këtu kanë mësuar fëmijë nga gjithë Shqipëria,se ishin fëmijë të oficerëve të bazës ushtarake Pashaliman,që kishin mbaruar studimet në Sevastopol,Ukrainë e Moskë.
Në këtë shkollë kanë mësuar edhe 13 fëmijë nga Dibra.Tre familje ishin internuar në Orikum.Këta ishin të familjes Ndreaj të Dibrës dhe kishin 13 fëmijë.Këta fëmijë i kam patur unë nxënës,pasi kam qënë mesuesi i parë me 4 klasë (kolektive) në Orikum.Këta fëmijë të gjithë erdhën në shkollën e Tragjasit.Mbaj mënd:
•Teuta Ndreu- u martua në Tragjas
•Dilaver Ndreu
•Sadik Ndreu
•Zana Ndreu
•Moza Ndreu
Me Teuta Ndreun mbaj edhe sot shoqëri.Këta fëmijë të Ndreje ,ne mësuesit e Tragjasit i kemi trajtuar shumë mirë.Unë kam qënë mësues edhe në Orikum,Dukat Fshat ,në Armen dhe Gorrisht.Vitin e dytë të profesionit kam punuar si mësues i klases së katërt në Dukat Fshat, vitet 1953-1954.Një popull i mrekullushëm,bujar,të besës dhe shumë mikpritës.I mbaj mënd dhe sot ata fëmijë dhe kam miqësi edhe pse jam 79 vjeç:
Hasan Halili
Bego Vangjeli
Ibrahim Bejko
Thanas Kapo
Azis Halili
Alem Vangjeli
Qyran Dhima
Dhimitër Dhima
Abil Xhebro
Vexhi Nelo
Ago Nezha
Pano Leka
Sulltën Shaka
Në Tragjas kam punuar 31 vjet,gjithmonë kam punuar me kl.IV,por disa herë për nevojë kuadri kam dhënë mësim edhe në 7- vjeçare,pasi kam qënë pak djalë i shkathët. Për shumë vite kësaj shkolle i kanë dhënë gjallëri fëmijët e oficerëve dhe 13 fëmijët e Ndreajve.Një vit patëm një djalë 13 vjeç nga Ukraina.Interesante me atë fëmijë ishte se ai i njihte mësuesit e zonës.Sasha e quanin dhe na nderonte kudo.Këta ishin fëmijë të shëndoshë dhe të veshur mirë.Në shkollën e Tragjasit emëroheshin mësues pak të mirë,sepse kishte fëmijë nga fshati dhe qyteti .Duhesh zbutur kontrasti midis fshatit të varfër dhe fëmijëve që thashë më lartë. Dy fjalë si u ndërtua fshati dhe shkolla.Projektin e fshatit e bëri qeveria Jugosllave.Duhesh ndërtuar një fshat me një rrugë të asfaltuar,me drita dhe ti thuhesh Shqipërisë,kështu ndërtohet një fshat socialist.
U ndërtuan shtëpitë e dëshmorëve ,si shtëpia e Çurre,Memo Haxhiut,Lulo Meços,Imer Gjomemos,Sulejmën Beqirit..U ndërtua dhe shkolla dhe shtëpia e kulturës. Faik Bejo thotë edhe sot :-Këto shtëpi janë ndërtuar me paratë e Titos.
Çfarë ndodhi me 1948? U prishën marëdhëniet me Jugosllavinë dhe projekti u prish.
Respekt për muret ,bangot e gjithë ambientet e kësaj shkolle të nderuar me”Medaljen e Arit”.Respekt kanë sot gjithë brezat që janë shpërndarë në të gjithë Botën. Do ta ruajmë dhe do ti respektojmë për jetë këta mure. Unë jam i datlindjes 29.03.1935. Kam dalë në pension më 29.03.1990. Shkollën e lashë me 192 nxënës.
Sali Jemin Troqe