Loading...

Dy pasagjerët dhunojnë shoferin e taksise nga Durrësi dhe e fusin në bagazh

Dy pasagjerë kanë dhunuar një shofer taksie nga Durrësi dhe më pas e kanë futur në bagazh të makinës.

Sipas të dhënave zyrtare, dje më datë 23.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga shtetasi Bujar Elezi, 48 vjeç, banues në Durrës, (shofer taksie), se kishte marrë pasagjer dy shtetas nga Durrësi për në Vlorë, të cilët në afërsi të Levan-Fier e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit.

Autorët e kanë zbritur dhe lenë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë, ku i kanë marrë mjetin tip “Benz” dhe janë larguar. Shtetasi Bujar Elezi, ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prej mbrëmjes së djeshme janë organizuar shërbimet Policore dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

Për dokumentimin e plotë të ngjarjes po kryhen hetime të përbashkëta mes Drejtorisë së Policisë Vlorë, Fier dhe Durrës. Gjithashtu po bashkëpunohet për kapjen e autorëve edhe me Policinë e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.

Për arsye hetimi nuk bëhen të ditur më tepër të dhëna. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com