Tre politikanë të mbetur jashtë Kuvendit këtë legjislaturë, e tre të tjera pjesë e tij, janë bërë bashkë në një drekë ditën e sotme.
Në fotot e publikuara nga Agron Duka, veç kreut të PAA-së janë edhe Ben Blushi, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Bamir Topi.
“Sot në Durrës pata kënaqësinë të kisha Dashin, Bamirin, Benin, Nardin dhe Vangjelin për një bilanc të vitit që po mbyllet, por folëm edhe për çfarë na pret në 2018.”- shkruan Duka në faqen e tij në Facebook, duke komentuar këto foto nga dreka, që mesa duket janë marrë pa mendje.
E sotmja nuk përjashtohet të ketë qenë thjesht një drekë miqësore mes tyre, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë bashkëpunimi.
Të mos harrojmë se jemi vetëm një vit larg zgjedhjeve lokale të ardhshme. Rezultati i kësaj dreke mbetet për t’u parë!