I riu që iu bë atentat ditën e sotme në Orikum është Denis Brahimi, 23 vjeç (Personi në foto). Pas atentatit, policia tha se ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorët e dyshuar të plagosjes, por ka arrestuar shokun e të plagosurit! Sipas bluve, autoret jane ende ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tyre, ndersa ne pranga ra shoku i djalit te plagosur qe i bene atentat, pasi ne makine iu gjet droge.
NJOFTIMI: Orikum, Vlorë Zbardhet ngjarja, identifikohen autorët e dyshuar të plagosjes ! Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme nga Policia në lidhje me ngjarjen (plagosjen me armë zjarri), të ndodhur në hyrje të Orikumit, ku mbeti i plagosur një shtetas, ju informojmë së :
Nga veprimet hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar se në hyrje të qytetit të Orikumit, shtetasit G.Ç., 23 vjeç, dhe G.B., 33 vjeç, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri drejtim shtetasit D.B., duke e lënë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, dhe janë larguar prej vendit të ngjarjes me mjetin tip Volkswagen, i cili u gjet i braktisur në vendin e quajtur ”Çipaj” në aksin rrugor Orikum-Llogara.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore Policia ka arrestuar shtetasin Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, banues në Orikum, (lidhje shoqërore e të dëmtuarit dhe i ndodhur në vendngjarje), sepse gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në mjetin e tij tip ”Ford Fiesta” Policia ka konstatuar një sasi (514 gr) lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: • dy automjete, një mjet Volkswagen i përdorur prej autorëve dhe mjeti tip Ford Fiesta e shtetasit të arrestuar, • lënda narkotike, një aparat celular si edhe gëzhoja e kalibrit 7.62 mm e gjetur në vendngjarje. Policia ka bërë shpalljen në kërkim për të dy autorët, shtetasit G.Ç., G.B., dhe po vijon intesivisht punën për kapjen e ndalimin e tyre. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.