Ish- kryeministri Sali Berisha ka replikuar me një komentues që e ka pyetur në rrjetin social FB, se në cilën kohë shqiptarët kanë qenë më mirë, tani apo në qeverisjen e PD-së.
“Doktor me respekt po të pyes .Në kohën tënde ishte më mirë apo më keq ? Të gjithë kemi aq inteligjencë sa të mund të kuptojmë dhe të ndajmë , sadopak ndryshimet”, i shkruan një prej komentuesve.
Ish-Kryeministri Berisha i është përgjigjur: Eri pavarësisht nga dobësitë dhe të metat e mëparshme mendoj se asnjë krahasim nuk mund të bëhet me narkoshtetin e sotëm të Noriegës.