Loading...

Dedikuar shkollës së vjetër në Gjombit. Nga Skender Hasko.

Nga Skender Hasko

Kush na vrau ABC-në?!
(Shkollës së vjetër në Gjombit)
-1- 
Dikush më tha: “Shkolla u plak,
Edhe ra me gjithë çati”.
E shikoj si i shushatur
Dhe me të unë bëj çudi
-2-
“Shkolla s’plaket, ore mik!”
I them unë më nge më nge.
Ajo lindi që të rrojë
Edhe rri gjithmonë e re.
-3-
Ajo mbushet me fëmijë,
Si të ishte zgjua blete
Ata gaz e cicërima,
Çdo mëngjes sjellin me vete.
– 4 –
Si nëna që ndan nga gjiri
Sa përcolli në çdo vit?
Ç’ djem i fali Shqipërisë
Shkollë e vjetër në Gjombit?
– 5 –
Ndaj bërtas me zë të ngjirur:
Kush e vrau shkollën time,
Që më njohu me ABC-në
Dhe më fali aq gëzime?!
– 6 –
Shkollën tonë kush e braktisi,
Si të ish opingë e grisur?
Kush na vrau ABC-në,
Kush nga mendtë qenka prishur?!
– 7 –
Kush e la që të lëngojë?
Kush e la që të vidhisitet?
Oh ç’më ngec fjala në gojë,
Dhimbja gjoksit më gremiset!
– 8 –
Si i mbyllët sytë o njerëz,
Para tempullit të fshatit?
Si e latë vatrën e dijes,
Nëpër kthetrat e xhelatit?!
– 9 –
Kur t’u pyesin stërnipat”
“Gjyshi im ku ka mësuar?”
A s’ më thoni ç’do t’u thoni?
Nuk do mbeti turpëruar?!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com