Loading...

Berisha, ‘mesazh’ të koduar FBI e Arta Markut për sigurinë në burgun e Reçit ku do jetë pas janarit

Sali Berisha është koshient për fatin e tij pas zbatimit të Vettingut dhe veçanërisht reformës në drejtësi në Shqipëri. Kur “peshqit e mëdhenj” të politikës dhe drejtësisë do të përfundojnë prapa hekurave të burgut. Me gjithë ato dosje të rënda në kurriz, duke filluar nga “Gërdeci” ku u vranë 26 të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë në shpërthimin e municionit, vrasjen e 4 demonstruesve më 21 janar, aferën e CEZ ku u vodhën 414 milionë euro dhe dosje të tjera krimi dhe abuzimi, ish kryeministri e di se e ka vendin në burg. Me një drejtësi normale sikurse pretendohet pas instalimit të drejtësisë së re dhe mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, vendi i Sali Berishës është në qeli. Për të vuajtur dënimin për krimet monstruoze dhe vjedhjen që i ka bërë shtetit. Dhe bashkë me të dhe Meta dhe të gjithë ata që kanë abuzuar dhe kryer krime. Pikërisht, duke e parë se fati politik i tij në fund të herës, Berisha ka vendosur të marrë masa.

Ish kryeministri shquhet se nuk lë asgjë pas dore, kur bëhet fjalë për fatin e tij por dhe të familjes. Dhe shqetësim për të është kryeqendra e veriut, Shkodra.

Në një postim në facebook, teksa paraqet shqetësimin për zotërimin e këtij qyteti nga bandat e PS, lëshon një mesazh të koduar në drejtim të FBI dhe kryeprokurores Arta Marku. Duke kërkuar më shumë se sa denoncimin që i bën qeverisë së kryesuar nga Rama, rregullimin e situatës në këtë qark. Në të cilin në janar përurohet burgu i sigurisë së lartë dhe me kushte të shkëlqyera që pret “peshqit e mëdhenj” të politikës dhe drejtësisë.

Pikërisht për këtë arësye Berisha kërkon siguri në këtë qark dhe për pasojë dhe në këtë burg. Për veten e tij, pasi do të jetë me sa shihet banesa për të deri në fund të jetës, ku do të vuajë dënimin për të gjitha zullumet që ka bërë në tërë këto vite të qeverisjes së tij por dhe kur ka qënë në opozitë.

Berisha ironizon operacionin “Forca e ligjit” dhe shkruan se policia e Shkodrës kontrollohet nga bandat e partisë. Sipas denoncuesit, disa ditë më parë në një lokal në Shkodër një person ka qëlluar me armë por kur është bërë identifikimi i autorit, policët në terren kanë marrë urdhër të mos merren me këtë çështje. Denoncuesi thotë se autori ka ndihmuar deputetin e PS Luan Harusha në zgjedhje. Ai jep edhe emrat.

“Ky shtetas ka qëlluar në ambient të mbyllur të lokalit duke i rrezikuar jeta e shumë personave që ishin brenda në lokal. Autor i kësaj ngjarje është shtetasi Safet Bajri i cili ka qenë duke pirë në këtë lokal dhe është afruar një tavoline tjetër ku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Erdis Ishmi disa herë. Dua të theksoj se autori i kësaj ngjarje Safet Bajri asht person me precedent kriminal dhe problematik. Ka ndihmuar Luan Harushën për vota, ku ky i fundit ka marrë drejtuesit e policisë duke i urdhëruar që mos të merren me këtë ngjarje”, përcjell Berisha shqetësimin e një “oficeri dixhital”. Që në të vërtetë është shqetësimi i tij, pasi i frikësohet ndonjë ngjarjeje të pakëndëshme në këtë qark. I cili Berisha parandjen se do të jetë banor i tij për shumë vite. Dhëntë zoti dhe bëhet “qytetar” i qarkut Shkodër.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com