O RRAP TE LE AMANET
O mor Rrapi degatende
Qe je ne mes te Thilpatit
Me ka marre malli rende
Per hije qe bene Dukatit
O mor “Rrapi” degagjere
Qe veshtron nga Shendelliu
Seç me digjet zemra flake
Po me ka zene ariu
Ne pyeçin edhe per mua
Bashke me nipin ketu jam
Dhe te dy me plot deshire
U japim nga nje selame
O “Rrap” te le amanete
Kushdo qe te vije ne vape
Nje selame te math u jep
Nga une, miku i flakte
Deshiroi te jem aty
Te punojme gjithe bashke
Se na kane hale ne sy
Gjitonet qe kemi jashte
Duan qe te mos punojme
Te na mbetet bujqesia
Qe te vdesime, te mos rrojme
Por s’e thote perendia !!
Tragjas__Vlore, 1960
1) Leter ne vargje , e shkruare ne burgun e Beratit , me 1903, prej Daut Hasan Meços, nga Tragjasi i Vlores.
I drejtohej patriotit Pilo Andoni ne Dukat.
Ne vitin 1903, Dauti ndodhej i denuar ne burgun e Beratit, por qeverria turke e nxori prape ne gjyqe , dhe e denoi me vdekje, si propagandiste te ideve Shqiptare dhe si mesues i shkrimit dhe kendimit Shqip.
2) Rrap shekullore te porta e shtepis se patriotit Pilo Andoni.
Dauti , e perdore kete si pseudonim per Pilon, qe ky i fundit te mos ndiqej nga hafijet turke.
3) Thilpati : Lagje ne fshatin Dukat.
4) Shendelliu: Maj mali ne Llogara te Dukatit.
5 Me ka zene ariu : Pushtusi turke.
6) Nipi i Dautit , Adem Sherif Muçua.
7) Me anen e hijes se rrapit, ku mblidhej fshati ne mexhlise ose ne vape, Dauti u bene te fala gjithe fshatareve Dukatas.
Te moshuarit tregojne se, para se te burgosej Dauti , kishte qene edhe i internuare.
Kur u kthye nga internimi, e ema e Dautit, Velideja, hoqi nje valle me keto vargje :
Do heq vallen nena plake
Per Dautin me ortake
Qe i erdhi nenes prape
Me belere e me oxhake !!!
Kenge Popullore te Laberise
Bedri Kabasha
28,12,2017,,,