Loading...

Basha i përgjigjet ambasadorit të SHBA: Protestuam si çdo vend kur i shkelet Kushtetuta

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të ambasadës së SHBA-së në lidhje me protestën e djeshme dhe kauzën e opozitës për të mbrojtur kushtetutën e vendit.

Basha thotë se ‘protestuam si çdo vend kur shkelet kushtetuta’.

Ja çfarë shkruan Basha:

‘Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në ç’do vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia.

E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin.

Rrugë tjetër nuk ka! #Liri #Demokraci #Drejtësi’, shkruan Basha në Facebook, ndërsa e shoqëron me një galeri fotosh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com