Tre shqiptare jane kapur mat nga policia teksa ishin ne nje gomone qe transportonte droge,
Informacioni i policise
Pas një hetimi të gjatë dhe informacionesh operative të marra dhe shkëmbyer midis Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane, falë koordinimit të veprimeve mes dy policive rreth orës 20.00 u finalizua operacioni antidrogë i përbashkët ku u ndalua dhe u sekuestrua një gomone në zonën e Salentos, mes San Cataldo dhe Sant’Andrea (Provincia di Lecce).
Avioni i Guardia di Finanza është vënë në ndjekie të gomones në ndihmë të njësive detare të Guardia di Finanza të Pulias që e kanë bllokuar në pjesën e poshtme të Adriatikut.
Në bordin e saj janë ndaluar tre shtetas shqiptarë.
Gomonia rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm fuoribordo ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marjuanë.
Sasia e lëndës narkotike ende nuk dihet pasi nuk është peshuar akoma.
Nuk mund të japim detaje të mëtejshme për shkak të sekretit të hetimit me palën italiane.