Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka një lajm të mirë për çdo profesionist shqiptar në fushën tuaj.
Nëse keni dëshirë që si profesionistë në fushën tuaj të vizitoni SHBA-të, tashmë këtë mundësi ua ofron ambasada amerikane në Tiranë.
Ishte vetë ambasadori amerikan Donald Lu ai që njofton se programi i Departamentit të Shtetit u jep mundësi profesionistëve në çdo fushë për të vizituar Shtetet e Bashkuara dhe për t’u takuar me kolegët e tyre amerikanë.
“Ambasadori Donald Lu me pjesëmarrësit e programit të Vizitorit Udhëheqës Ndërkombëtar për vitin 2017. Ky program i Departamentit të Shtetit, u jep mundësinë profesionistëve në çdo fushë mundësinë për të vizituar Shtetet e Bashkuara dhe për t’u takuar me kolegët e tyre amerikanë”, njofton ambasada në faqen e saj zyrtare në Facebook.