Një aksident u shënua sot pasdite në qytetin bregdetar të Durrësit. Një automjet që kishte një shofere u përplas me një kalimtare dhe si pasojë kjo e fundit ka mbetur e vdekur në vend. Shoferja më pas ka përplasur edhe një motor, ku ndodhej burrë dhe grua. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Dajlanit.
Kalimtarja mbeti e vdekur, kurse të plagosur kanë mbetur burrë dhe grua që ishin në motor. Burri dhe gruaja në motor kanë mbetur të plagosur, u dërguan në spital, por për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e mjetit që përplasi kalimtaren dhe motorin.