Loading...

Aksident i rëndë në Itali, dy shqiptarë në gjendje të rëndë

Një grua ka humbur jetën ndërsa dy të rinj shqiptarë janë në gjendje të rëndë, pas një aksidenti të tmershëm rrugor mbrëmjen e djeshme në Itali.

Autoritetet bëjnë të ditur se dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën, në Forli të Italisë.

Në njërin nga mjetet, ndodheshin Giuseppina Antonietta Magnogna, 77 vjeçarja që ka humbur jetën dhe bashkëshorti i saj që ishte edhe drejtuesi i makinës.

Ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dy italianët janë përplasur me një makinë ‘Volvo Station Wagon 70’, me të cilën po udhëtonin dy të rinj shqiptarë.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke sjellë vdekjen e gruas dhe plagosjen rëndë të dy të rinjve shqiptarë.

“Corriere della Sera” shkruan se 3 ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve për në spital, por gjendja e tyre është e rëndë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com