Ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Francë, ku një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si Florenc Beqiri nga Shkodra, është masakruar barbarisht në burg.
Para një muaji i riu ishte ndaluar në Francë, dhe kur të gjithë prisnin kthimin e tij në Shqipëri familjarët kanë marrë vesh lajmin e kobshëm, ku ai tashmë ndodhet në vdekje klinike në një spital në Francë.
Familjarët e 23-vjeçarit janë të bindur se ai është masakruar në burgun e Marsejës, pasi vetë i riu i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej nga shokët e qelisë.
Një dëshmitar okular ka shkruar pranë redaksisë sonë duke theksuar se kishte qënë në qeli me të për disa ditë, dhe është liuar nga burgu 5 ditë pas ngjarjes tragjike.
Ja cfarë na shkruan dëshmitari:
Jam kapur ne itali per arsye ekspulsi me kanë dërguar ne Francë në paraburgim në Marsejë, aty kam gjetë dy shqiptarë djali qe kanë vra edhe një mirditor tjeter. Mirditori doli pas dy ditësh edhe kam qenë vetëm un me djalin shqipta aty ska pas tjeter. Bana gjygjin e me thanë se do dilja edhe un. Para se me dalë me ka than po dole dhe ti si do ja baj vetem. I thashë shko te konsullata e kerko me te dërgu per Shqipëri se kishte ka 15 dit kot brënda e nuk e dërgonin per Shqipri e mtha po smë kthyen per Shqipri per festa do të bë
rrëmujë deri sa të më lirojnë.
Policia aty jan 70 perqind arabë, jan shumë rracista sidomos me shqiptaret
Mundësisht kur kam dal kam heq oren e ja kam lan ne dorë, aktualisht që ju shkruaj kam xhupin e tij të veshur në trup. Godina brenda është plot me kamera, cdo cep ka kamera dhe shteti duhet të ndërhyjë të zbulojë fajtorët, vetëm dhomat e gjumit nuk kanë kamera.
Kanë qenë mbi 20 marokenë e algjerian aty brenda e kemi qenë vec un e ai shqiptarë.
Dëshmitari thekson se gjatë kohës që kanë qënë të burgosur nuk kanë patur asnjë konflikt me ato që ishin aty, përvec se Florenci kërkonte me ngulm lirimin e tij, dhe policia e mbanin pa arsye, pasi gjykata ia kishte dhënë vendimin për kthim në Shqipëri, por prokuroria ka këmbëngulur që ti lihej në dorë policisë që të bëjnë cfarë të duan me të
Pavarësisht se nuk kishin krijuar konflikt dëshmitari i bindur thotë:
‘Jam mëse i sigurt se e kan vrarë policët arab në bashkëpunim me ato tjerët që kan qenë brenda se un e di mir si funksiononte aty.