Në kohët moderne që jetojmë forma fizike nuk është vetëm një komponent i një shëndeti të mirë, por edhe i bukurisë. Tani do ju prezantojmë një mënyrë të re që ju ndihmon të tonifikoni trupin dhe të arrini format e duhura, larg dietave të lodhshme dhe ushtrimeve strapacuese. E ku ka më mirë sesa të dobësohesh duke u zbavitur? Falë kërcimit ju kryeni një aktivitet fizik argëtues dhe në të njëjtën kohë tonifikoni këmbët dhe barkun.
Më poshtë ju rendisim disa nga kërcimet që ndikojnë në format fizike:
Belly Dance
Ky lloj kërcimi ju ndihmon jo vetëm për të qenë më sensuale, por edhe për të tonifikuar muskujt e barkut dhe shpinës. Është ideal për personat që kanë pësuar trauma fizike dhe nuk mund të sforcohen më shumë se ç’duhet.
Striptizë
I riprezantuar nga Dita Von Teese, striptiza është ideale për të djegur yndyrat, për të forcuar muskujt e barkut dhe për të modeluar këmbët.
Kërcim klasik
Nuk është e domosdoshme që të interpretoni “Mjellmën e zezë” për të thënë se po kërceni kërcim klasik. Mund të përqendroheni te fuqia e tij kardiotonike dhe aftësia për të forcuar muskujt e barkut dhe të shpinës.
Zumba
Ju pëlqen që të lëvizni në ritmin e muzikës dhe dëshironi të hiqni kilet e tepërta? Zumba është zgjedhja e duhur. I bën mirë zemrës dhe ndihmon në tonifikimin e muskujve të vitheve dhe kofshëve.
Salsa
Ky lloj kërcimi i bën mirë si trupit ashtu edhe humorit. Duke praktikuar salsan do të keni këmbë tejet të tonifikuara, por edhe muskujt e shpatullave e gjoksit do të forcohen nga kërcimi në çift.