Loading...

4 pikat e marrëveshjes së arritur Rusi-Serbi, ja çka “vendosën” për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Rusi është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Përveç bisedimeve, në këtë takim ata kanë arritur edhe një marrëveshje.

Marrëveshja mes këtyre dy shteteve përfshin katër pika, në të cilat përmendet edhe Kosova, transmeton Indeksonline.

Arritjet e këtij konsensusi apo pikat më të rëndësishme për marrëdhëniet e të dy vendeve në të ardhmen:

-Rusia do të përfaqësojë në mënyrë të vendosur pozicionet e Beogradit lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës.

Nëse SHBA-ja i bashkohet dialogut për Kosovën, Rusia do të bashkohet gjithashtu. Pra, me kërkesë të Beogradit, Rusia do të angazhohet në dialogun me Prishtinën, nëse edhe Amerika përfshihet së pari  në këtë proces.

-Moska, si prodhues, ka pranuar se Serbia mund të negociojë me bjelloruset për blerjen e sistemit S-300 PVO.

-Serbia është ftuar zyrtarisht për të marrë pjesë në projektin “Rrjedha turke” për të siguruar energjinë.

-Serbia është angazhuar të mbajë vendin në arenën ndërkombëtare, duke mbrojtur interesat e saja, që do të thotë se nuk do të vendos sanksione ndaj Moskës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com