Loading...

4 goditje me çekiç dhe 3 sufllaqe nga pas, Selmani:Ja pse e vrava babanë dhe konflikti për nusen

Selman Aliaj, i riu që vrau në banesë të atin e tij duke e goditur me çekiç dhe më pas ia hodhi trupin në liqenin e Farkës, ka dalë sot para gjykatës, ku ka treguar çfarë ka ndodhur atë natë.

Ndër fjalët që ka thënë i riu para trupës gjykuese, përmendet fakti se viktima i ka kërkuar që të ndajnë bashkë nusen me të cilën Selmani do të martohej më pas.Autori i kësaj ngjarjeje tregon se pas debatit të ashpër me Fejzi Aliajn, e ka goditur të tre herë në ballë e në kokë me çekiç. Më pas, trupin ia ka mbuluar me një tapet dhe e ka hipur në makinë, duke e çuar në afërsi të një kanali pranë liqenit të Farkës.

Pasi e ka nxjerrë nga makina dhe ka qenë duke hedhur trupin e të atit në kanal, ai ka vënë re se burri ishte ende gjallë. Aty e ka goditur edhe një herë tjetër me çekiç në pjesën e kokës, duke u siguruar që kishte vdekur dhe më pas e ka lëshuar trupin e viktimës në kanal.

Pas kësaj ngjarjeje, 28-vjeçari Selman Aliaj, ka hipur në makinë dhe ka ndaluar tek rruga e Elbasanit, ku ka konsumuar tre sufllaqe.Më tej është nisur në drejtim të Kukësit, duke tentuar të arratiset, por është ndaluar nga policia, e cila ka gjetur njolla gjaku në automjetin e tijSa i takon autorit të ngjarjes, në sallën e gjyqit ai shfaqi probleme të shumta, përfshirë ato me dëgjimin. Në sallë thoshte se nuk kuptonte atë që i thuhej dhe çfarë po bisedohej.

Avokati kërkoi hetim më të thellë të çështjes, për të parë nëse me të vërtetë viktima ishte abuzues seksual, sikurse e akuzonte i biri dhe se çfarë kishte ndodhur më herët me gratë e tij. Për Selman Aliajn do të ngrihet një ekspertizë mjeko-ligjore për të konfirmuar gjendjen e tij shëndetësore, pasi dyshohet të jetë person me probleme mendore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com