Loading...

20 vjecari i sapodalë nga burgu pret damarët sepse i ati nuk e la të takojë mamanë

Një 20-vjeçar, i dënuar dy herë për vjedhje, ka tentuar të vrasë veten, pasi i ati nuk e ka lejuar të futet në shtëpi për të takuar nënën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Bathore të Tiranës, kur në gjendje të rëndë psikologjike dhe i mërzitur nga refuzimi i babait, i riu ka prerë damarët e të dy krahëve.

Burime nga Policia thanë se ngjarja ka ndodhur në banesën e Ismet Miklit, i cili është arrestuar për shkaktim vetëvrasje. Ndërsa djali i tij, Florin Mikli është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku pas ndërhyrjes së mjekëve e ka kaluar rrezikun për jetën.

Burimet thanë se i arrestuari, Ismet Mikli e kishte dëbuar nga shtëpia të birin, 20-vjeçarin Florin Mikli, për shkak se ai kishte kryer vjedhje dhe ishte dënuar dy herë nga drejtë- sia shqiptare. Prej momentit kur i riu kishte përfunduar dënimin e dytë për vjedhje, i ati nuk e kishte lejuar të kthehej në shtëpi, pasi e kishte “falur” për rastin e parë. Për këtë arsye, ai nuk e lejonte as që të takonte familjarët e tjerë.

NGJARJA

Florin Mikli, i cili ishte refuzuar disa herë nga i ati për t’u rikthyer në shtëpi, ka tentuar të takojë të ëmën, Sonila Mikli, mbrëmjen e së martës. Rreth orës 19:00, ai ka shkuar në shtëpinë e tij në Bathore, por i ati, Ismet Mikli, i cili e ka parë tek dera, ka debatuar me djalin dhe nuk e ka lejuar të futet brenda.

Pas refuzimit të të atit dhe i mërzitur nga debati me të, i riu ka tentuar të vrasë veten, duke prerë me thikë damarët e duarve. “U arrestua në flagrancë shtetasi Ismet Mikli, 40 vjeç, banues në Bathore, pasi rreth orës 19:00, në banesë, duke mos e lejuar të takojë nënën e tij dhe të qëndrojë në banesë, ka shtyrë në vetëvrasje, duke prerë damarët nga mërzia, të birin Florin Mikli, 20 vjeç, banues në Bathore, i cili pas mjekimit në Spitalin e Traumës ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është larguar për në banesë. Neni 99 i Kodit Penal”, tha zyrtarisht Policia.

ISH I DENUARI

Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se 20-vjeçari Florin Mikli rezulton i proceduar disa herë për vjedhje. Në një rast edhe për vjedhje në bashkëpunim të një banese në Paskuqan.

Për këtë ngjarje ai është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës në vitin 2015, me një vit e gjysmë heqje lirie. Ndërsa më vonë, pasi ka kryer këtë dënim, i riu i është rikthyer sërish vjedhjeve.

Më 12 gusht të vitit 2016 ai është arrestuar sërish nga Policia e Tiranës, për vjedhjen e banesës së një gruaje në Kamzë./E.Delia/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/mediat-italiane-sjellin-nje-histori-te-pabesueshme-te-kampionit-shqiptar-474615/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com