Loading...

Radhime-Ja cfare eshte zbuluar poshte Vithit te Rukuet.

Duke i hedhur një sy me vëmendje gjiut të Dukatit, vendet më të pasura
me argjil të pastër, që shërben si lëndë e parë për tó është Radhima;

më konkretisht vithitë e Rukuet në Virua dhe Papadhëndrua,

në të cilat duhet të ketë patur punishte për prodhimin e tjegullave, tullave, enëve prej balte, etj.
Kjo vërtetohet konkretisht, kur në vitet 1969-1973 u krye sistemimi i tokave
dhe taracimi në këto vende. Në të gjithë zonën prej afërsisht 300-400 m
gjatësi poshtë Vithive të Rukuet dhe më pak në Papadhëndro, u zbuluan
forma të furrave pjekëse si dhe copëza tullash, tjegullash, orendish shtëpiake
prej balte pa masë.

Gjendja e këtyre mbeturainave tregon për skarcitetet e
dala nga furrat. Pra krahas punëve të tjera, banorët autoktonë janë kthyer në
artizanë të qeramikës për vetë nevojat që duhet të ketë patur qyteti i Orikut,
Aulonës e ndofta më gjerë. Prandaj edhe monedha orikase është gjendur
kudo. E kjo tregëti, për vetë faktin e qënies së Orikut port i rëndësishëm dhe
mendimit të ekzistencës në Mavrenerua të një moli antik, duhet të jetë bërë
nga deti. Por gjithmonë duke mos përjashtuar komunikimin nga toka,
pavarësisht se ekzistenca e lumit të quajtur sot Izvor mund të ketë krijuar
vështirësi, sidomos në dimër.

Komunikimin nga toka mund ta argumentojmë
me ekzistencën në fushë të Viroit të një rruge me kalldrëm, natyrisht e
dëmtuar dhe e fundosur në një thellësi afërsisht 1.5 m. Gjerësia e saj të jep
të drejtën të mendosh se ka qenë e mjaftueshme për kalimin e karrocave
antike të ngarkuara me prodhime balte e qeramike. Nga këto fakte mund të
thuhet se banorët jetonin në Grabo, Drumbé, majë të Nik Gjomitrit, majë të
Çukës, breg të Fsakës, Katohori’, Shkalla, etj dhe punonin në Papadhëndro,
Virua, Mavrenerua, etj. Për portin në fjalë mund të merren për bazë edhe
thëniet e Xhevit Azemit, mbi ekzistencën e një muri mbi xhaden e sotme në
vendin e quajtur Mavrenerua, ku dalloheshin edhe vendet prej druri për
lidhjen e anijeve në mol, që në gjuhën detare quhen bollard (anglisht). Ndofta
për këtë mur bën fjalë edhe Ugolini!?
Ose zbulimi i një tubacioni uji i ndërtuar me tubo balte me diameter 10 cm
e gjatësi 80 cm çdo copë, i cili përshkonte një distancë prej afërsisht 1000
metra me vetërrjedhje nga vendi i quajtur fiqtë e Kucet drejt kishës së
Shënkollit e ndofta deri tek punishtet e qeramikës në Virua a vendbanimet
për rreth. Por, përveç lulëzimit duhet të kenë ndodhur edhe shkatërrime me
përmasa të mëdha. S’ka se si të jetë ndryshe. Kur romakët pushtuan Orikun
dhe e përdorën atë si port mbështetës në luftë kundër ilirëve dhe
maqedonasve, ndër të parët që u përballën me pushtuesit ishin ata që jetonin
në vendin e quajtur sot Radhimë. Po ashtu edhe kur Oriku ra në duart e
Aleksandrit të madh; treva radhimjote ishte periferia e qytetit. Gjithashtu dihet
që mbreti Cezar ka zbarkuar në Akrokeraun dhe pas hapjes se portave të
Orikut, trupat e tij nga deti dhe toka morën rrugën drejt Apollonisë e më tej
për në Durrës. E për të shkuar atje dihet që e vetmja rrugë tokësore kalonte
përmes vendit që sot quhet Radhimë, fakt të cilin e përmend edhe Carl
Patsch: “Duke ndjekur shtratin e përroit të Radhimës, arrin në bashkimin e tij
me përroin e Dukatit. Këtë rrugë ka ndjekur edhe Cezari ……..”*

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com