Loading...

Tragjas – Zbulohet dokumenti kush e ndertoi fshatin e vjeter !

Fshatin e vjetër të Tragjasit e kanë ndërtuar korçarët (Danajt), të cilët kanë dëshmuar se kishin marrë modele të shtëpive të vjetra.
Gjashte  mëhallët kanë vazhduar të jenë edhe sot në fshatin e Tragjasit. Pra edhe kohën e vendosjes dhe të ripopullimit do ta marrim sipas brezave të nisur nga këta tre paraardhës deri në vitin 1945, kur banorët e Tragjasit lanë gërmadhat e fshatit të vjetër dhe ngritën fshatin e ri në fushë.

Që nga Gjon Mistri dhe Gjon Varfi deri në 1945 bëhen 11 breza. Zakonisht një brez llogaritet rreth 25-30 vjet. Del kështu që nga vendosja për herë të parë e këtyre familjeve deri në vitin 1945 të kenë kaluar 330 vjet. Pra këta banorë duhet të jenë vendosur aty rreth viteve 1610-1615.

Po të marrim parasysh (gjithnjë përafërsisht) ikjen dhe shpërnguljen e banorëve të parë nga masakrat e vitit 1492, vetëm pas një shekulli ata janë rikthyer në trevat e tyre (patjetër bijtë e tyre). Gjatë gjithë kësaj kohe ata kanë banuar nëpër shpella. Këto përllogaritje mbështeten edhe nga rregjistri i Dragjatit (Tragjasit) të vitit 1583, sipas të cilit del se banorët janë rivendosur aty pas rreth 100 vjetësh.

Por më e mundshme dhe më bindëse është që Tragjasi të jetë shkretuar në ato vite të tmerrshme nga masakrat osmane dhe fëmijët apo nipërit e tyre të jenë rikthyer pas shumë bredhjesh apo pas banimit për një kohë të gjatë në shpella dhe male ka mundësi që një pjesë e familjeve morën fëmijët dhe kaluan dete dhe oqeane dhe u ngulën aty; të tjerët u vendosën në shtetet fqinje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com