Profesori i njohur Përparim Kabo, i cili goditi me pyetjet thumbuese dhe batutat qe bene buje, me kandidatët e drejtësisë, nuk ka qendruar indiferent as sot, teksa komenton lajmin se nje nga kandidatet per kryeprokuor, ne deklaraten e tij ne ILDKP shkruan mes te tjerash edhe per shumen 10 mijë dollarë te fituar ne baste sportive.
Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Kabo shkruan se “Kur një person thotë më bëni Krye- prokuror-Krye se pasurinë e kam bërë me lojëra fati…kjo do të thotë ndryshe që fatin tonë si njerëz dhe si atdhe ta luajmë në kazino….”.
“Kur një person thotë më bëni Krye- prokuror-Krye se pasurinë e kam bërë me lojëra fati…kjo do të thotë ndryshe që fatin tonë si njerëz dhe si atdhe ta luajmë në kazino….eh more shpirt i tregëtuar deri ku ke mbritur….Dikur në kohën e Mbretërisë edhe në punë nuk të mernin nëse kishe vese të tilla pa le të të jepnin kredi në bankë apo të të bënin Krye-prokuror-Krye….modernitet banal ky i sotmi…”, shkruan profesor Kabo.