Loading...

Zbulohet “molla e sherrit” që përçau Edi Ramën me “kazanin e ri”, Top Channel

[sgmb id=”1″]

Edi Rama dhe Top Channel do të divorcohen kur… të shembet Roma. Kështu kemi thënë të gjithë sa e sa herë prej vitesh, por ja që kemi gabuar. Ky televizion e ka ndihmuar aq shumë Kryeministrin tonë, saqë shpesh mendohej se ishte Rama “krijesa” e kësaj gjëje që hiqet 24 orë si e pavarur dhe jo e kundërta.

Nëse e gjithë veprimtaria politike e kryesocialistit do të imagjinohej si kuti shahu, Top Channel ka qenë gjithnjë “torra” mbrojtëse dhe ushtarët, të cilët përdoren për të provokuar dhe nxitur kundërshtarët. Një marrëdhënie model, e cila u kthye në simbiozë me ardhjen në pushtet të Ramës, sepse televizioni kurrsesi i pavarur nisi të vilte me forma nga më të ndryshmet.

Sot “plasi”, ama! Kryeministri ynë postoi në Facebook një përgënjeshtrim ndaj Top Channel-it, duke befasuar plotësisht me klasifikimin e gjigantit mediatik në copëzën e fundit të “kazanit”. Kush e priste? Askush! Kush u gëzua? Të gjithë.

Tani rezulton se Ramës problemin nuk ia ka paaftësia e gazetarëve, por diçka shumë më e rëndë se kaq. Mund të sulmosh 70% të medieve (në një vend me popullsi të stërplakur mendore si ky i yni, jo ndokund tjetër), por jo edhe medien që e ke ujitur vetë.

“Tirana Post” ka një ide për divorcin e bujshëm. Sipas gazetares Mira Kazhani, arsyeja e ndryshimit të madh që pësoi Top Channel është Posta Shqiptare. Pronarja Vjollca Hoxha nuk është mjaftuar me kioskat e Tiranës, ku nuk jepen më kupona, por ka dashur të emërojë një njeri të saj në krye të këtij institucioni.

Rama nuk ka pranuar. Ai ka emëruar dikë tjetër, Laert Durajn, dhe kjo ka acaruar tejmase fatlumen e Top Channel-it, e cila ka sulmuar sa ka mundur Kryeministrin në javët e fundit. Aq i madh ka qenë inati i saj, saqë shumica e lajmeve kundër Ish-Ministrit Saimir Tahiri kanë për bazë Kasharin.

Meqë ra fjala te Tahiri, ja që Ramës po i ndodh e njëjta gjë si ish-Ministrit. Ky i fundit është përzier aq shumë me kriminelët, saqë pas një periudhe të caktuar, kur duhet ndarë shapi nga sheqeri, sulmohet prej tyre dhe rrezikon gjithë karrierën. Edhe Rama, pasi përlyhet në pazare dhe bën “pagëzuesin” e medies ideale, duke pështyrë ku të mundet në një pjatë të blerë po prej tij, sot e sheh veten të sulmuar kudo.

“Ne ecim me hapin e kohës”, është një nga parullat më të famshme të Top Media-s. Ja ku erdhi dita që të zbatohet, sepse përgjimet, skandalet, videot e fshehta dhe labirintet e pazbuluara premtojnë një spektakël anti-qeveri në javët në vazhdim, kështu që në zyrat e larta të televizionit më fitimprurës në Shqipëri po marrin masa…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com