Doli sot në gjyq i tensionuar dhe i papërqendruar Mikel Shallari i cili akuzohet për vrasjen e komisar Artan Cukut. Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë vlerësim për masën e sigurisë, pasi i akuzuari ka kërkuar detyrim paraqitje.
Papritur duke kerkuar te rrezohen provat e marra ndaj tij jashte afatit, avokati i tij kerkoi qe seanca te zhvillohej pa media, pasi sipas ti rrezikohet jeta e Shallarit. Avokati i Mikel Shallarit ka depozituar ditën e djeshme pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda një kërkesë për t’u liruar nga paraburgimi, ku po mbahet që prej 10 qershorit të këtij viti.
Burimet thonë se Mikel Shallari pretendon se ndaj tij nuk ka prova për vrasjen e kryer dhe se ai po mbahet pa arsye në paraburgim. Kjo kthesë e tij në dëshmi bie ndesh me atë që ka thënë para hetuesve për vrasjen e bujshme që ka ndodhur më 8 prill të këtij viti, ku komisari u ekzekutua në hyrjen e pallatit ku banonte.
Shallari mësohet të ketë thënë para hetuesve se ai i kishte takuar porositësit e atentatit ndaj Artan Cukut përmes një të afërmi të tij. Sipas Shallarit, i afërmi i kishte thënë se porositësit ishin nga Jugu i Shqipërisë dhe se kërkonin dikë që nuk kishte probleme me ligjin, në mënyrë që të mos kapej.