Ujesjellesi, Njoftim per shtyp
Marrë shkas nga njoftimi i Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, por edhe nga Shërbimet Meteorlogjike, se moti në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 30 Nëntor dhe 3 Dhjetor 2017, do të jetë drejt përkeqësimit dhe priten reshje shiu me intensitet edhe të lartë, të cilat mund të krijojnë mundësinë e përmbytjeve, por edhe në zbatim të detyrave të ngarkuara nga Shtabi i Emergjencave Civile dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ju bëjmë me dije se:
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, e vlerësoi maksimalisht këtë situatë. Menjëherë grupet tona të përforcuara u angazhuan në të gjithë qytetin. Ndërhyrje u kryhen në të gjitha zonat problematike. Sektori i Kanalizimeve pastroi rrjetin përgjatë bulevardit kryesor Vlorë-Skelë. Po ashtu u punua edhe në pikat e njohura si zona problematike. Në qendër ka qenë zona “Albano&Romina”, lagja “24 Maj”, lagja “1 Maj”, zona e Skelës, lagja “10 Korriku”, në hyrje të qytetit, etj. Po, ashtu ndërhyrje ka patur edhe në kanalet kryesorë si: kanali i “Naunkës”, kanali i “Siavit” dhe disa të tjerë, ku është bërë pastrimi i tyre. Problem mbetet hedhja në këto kanale e mbeturinave inerte dhe urbane nga qytetarët. Po ashtu në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës janë edhe të gjithë hidrovorët e vegjël të qytetit të Vlorës. Në qytet nuk ka patur probleme nga përmbytjet dhe situate aktualisht wshtw normale. Sipasojë e mungesës së energjisë elektrike në disa zona, mund të ketë patur ndonjë problematikë të vogël në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm, por situata më pas është normalizuar. Një problematikë e tillë u vu re në Orikum, ku sipasojë e stakimit të linjës që furnizon me energji elektrike zonën, pati probleme në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm të Orikumit, Radhimës dhe Tragjasit, në orët e para të mëngjesit. pas orës 15:00, kur u rikthye edhe energjia, këto zona u furnizuan me ujë të pijshëm. Bëjmë me dije se edhe aktualisht grupet tona janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për të ndikuar në minimizimin e problemeve që mund të hasen në orët në vijim.
Faleminderit për bashkëpunimin!