Loading...

Vlore:Revoltohet Flamurtari

Revoltohet Flamurtari: Ndryshohet kalendari për të gjithë, vetëm për ne jo

Shtyrja me një javë e ndeshjes Vllaznia-Lushnja, për shkak se fusha e stadiumit “Loro Boriçi” nuk është ende gati, ka krijuar shumë debate dhe ngre shumë pikëpyetje, realisht.

Më i revoltuari është Flamurtari, që kundërshton hapur veprime të tilla, aq më shumë që Flamurtarit iu refuzua shtyrja qoftë edhe me 2 ditë e ndeshjes kundër Luftëtarit, kur fusha nuk ishte 100% gati. Po ashtu, Laçi e ka luajtur një ndeshje në Krujë, duke mos iu shtyrë ndeshja, kur kishte rimbjellur barin e fushës.

Po Vllaznia? Një herë shkon si udhëtuese në Korçë, tani i shtyhet ndeshja një javë, duke bërë që kampionati të kthehet në çorbë.

Kjo bën që vlonjatët të reagojnë ashpër..

DEKLARATA

“Flamurtari Football Club denoncon me forcë, thellimin e qëndrimit dashakeqës të FSHF-së dhe ndikimin e saj në garë, duke dënuar në mënyrë direkte ekipin tonë.

Në mënyrë të paprecedentë FSHF-ja ndryshon ditën e ndeshjes për çdo ekip në kategorinë Superiore por jo për Flamurtari F.C .

Ndryshohet kalendari për FK Laçin, ku ndeshja zhvendoset nga dita e shtunë në të hënë me arsyen se fusha e ekipit pritës nuk është në kushte optimale.
Ndryshohet jo vetëm kalendari për Vllazninë, por nga ekip pritës kthehet në ekip udhëtues, duke e zhvilluar ndeshjen në fushën e Skënderbeut.
Ndryshon në mënyrë arbitrare, pa asnjë konsensus midis klubeve, datën për ndeshjen Flamurtari F.C – KF Skënderbeu vetëm për të favorizuar ekipin e Skënderbeut me arsyen se disa lojtarë i ka të grumbulluar me ekipet kombëtare .
Nga njëra anë, skuadrat e sipër përmendura kanë arritur të kenë miratimin e organit drejtues të futbollit për të plotësuar kërkesat e tyre, për të njëjtën arsye, kur Flamurtari F.C kërkoi të shtyhet ndeshja e javës të katërt kundër FK Luftëtarit, vetëm me një ditë, për shkak se firma e cila kishte kryer punimet e fushës, nuk kishte dhënë OK , kjo nuk u pranua nga FSHF.

Por kulmi i maskaradës ka arritur sot, kur është vendosur të shtyhet ndeshja FK Vllaznia-FK Lushnja, me arsyetimin se klubi shkodran nuk ka arritur të gjejë fushë për ta zhvilluar këtë takim!?

Kujtojmë që FK Vllaznia sezonin e kaluar i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet në “Reshit Rusi”

Çfarë ka ndryshuar nga vjet në sivjet, që në raste të tilla emergjence, të mos përdoret qoftë edhe për një ndeshje ky terren????

Me këtë veprim FSHF-ja favorizon në mënyrë indirekte rivalin tonë në ndeshjen e fundjavës, FK Lushnja.

Ndërkohë që Flamurtari F.C duhet të luaj dy përballje të rëndësishme brenda katër ditësh, FK Lushnja do të vij në duelin e së dielës me plot 15 ditë pushim.

Nga njëra anë, ekipet e sipërpërmendura kanë arritur të kenë miratimin e organit drejtues të futbollit për të plotësuar kërkesat e tyre, për të njëjtën arsye, kërkesa e Flamurtari F.C për shtyrjen me një ditë të ndeshjes të javës të katërt kundër FK Luftëtarit nuk u pranua nga FSHF.

Përbuzim me neveri, mënyrën se si ekipi jonë vazhdon të dënohet me forma të tilla dhe shpresojmë në një reflektim, për të lejuar sado pak, që të kemi një garë të ndershme dhe jo të paracaktuar nga institucioni i futbollit.

Edhe pse jemi duke përmendur këto ekipe theksojmë që nuk kemi asgjë kundër tyre, por jemi duke denoncuar dy standardet e FSHF-së në dëm të Flamurtari F.C.

Vazhdojmë përpara edhe pse e kemi FSHF-në kundër” .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com