[sgmb id=”1″]
Reforma e ujit, në qendër të konferencës për shtyp të drejtorit të Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili. Xhelili tha se nuk do të ketë kthim pas sa i përket aksionit dhe faza e parë nis me ndërgjegjësimin dhe vetërregullimin e konsumatorëve. Këta të fundit duhet të lidhin kontratat dhe vendosin matësat. Në muajin shkurt do të nisin penalizimet. Xhelili ka edhe një mesazh për qytetarët: “Rregulloni situatën. Lidhni kontratat dhe paguani ujin e pijshëm, për të mos u penalizuar”.