Loading...

Vlore,arrestohen dy shtetas te shpallur ne kerkim, njeri nga fshati Tr…

Policia e Vlorës dhe Sarandës ka kapur dy shtetas të shpallur në kërkim për Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe Plagosje e rëndë me dashje !

Agron Hazizaj, 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër,Vlorë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ”Arrest me burg” për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”.

Ngjarje e ndodhur më datë 24.11.2015 në fshatin Trevllazër Vlorë, ku janë sekuestruar rreth 128.3 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa si edhe 3 armë zjarri.

Po ashtu Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim :

Diomet Musa, 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ndaj këtij shtetasi është caktuar masa ”Arrest me burg” prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Vepra penale këto të kryera prej shtetasit Diomet Musa në ngjarjen e ndodhur të datës 28 Gusht 2017, në lagjen ”Nr.1”, Sarandë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com