Loading...

Vilun, si tentoi vëllai i Zv.komandantit të Kufirit të korruptonte forcat e FNSH-së

[sgmb id=”1″]

Detaje të tjera janë zbardhur për drogën e zbuluar në Vilun të Shkodrës, ku në kultivimin dhe trafikimin e saj ishte i përfshirë edhe një zyrtar i Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Tiranë.

Gjatë zhvillimit të operacionit ku u kapën 1.5 tonë drogë, efektivi Enriko Zylo po udhëtonte me një automjet në atë zonë, pa ndezur fenerët. Ai është pikasur nga forcat e FNSH-së dhe është ndaluar.

Mirëpo Zylo ka tentuar që të largohet me çdo kusht, duke u thënë kolegëve se ai ishte polic. Pasi ata kanë refuzuar, Zylo madje ka tentuar edhe të korruptojë njërin prej drejtuesve të FNSH-së, por është prangosur menjëherë, me gjithë kundërshtimet që pati ndaj efektivëve.

Njëri prej të arrestuarve të drogës në Shkodër ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke dhënë detaje se si funksiononte grupi kriminal. Sipas tij, droga merrej në zonën e Vlorës, ku edhe kultivohej dhe më pas transportohej përmes skafeve drejt vendit fqinj, Italisë.

Ai madje ka treguar edhe rolin e efektivit të Policisë, Zylo, i cili kishte prenotuar një hotel të një shtetasi me banim në Itali dhe në atë vend do të bëhej e mundur fshehja e përkohshme e drogës deri në trafikimin e saj jashtë vendit.

Po kështu, 7 të arrestuarit do të dalin sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për caktimin e masës së sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të gjithë. Të arrestuarit janë Jaho Berdo, drejtues i furgonit ku u gjet droga; Enriko Zylo, efektiv Policie; Sokol Ujkaj, që kishte në administrim një banesë ku fshihej droga; Gjovalin Ndoji, i cili udhëtonte me policin; Arbër Bozhanaj, Genti Dano, Fation Merko dhe Dervish Gjolekaj, të tre nga Vlora, që mendohet se janë marrë me kultivimin dhe transportin e drogës. Gjithashtu, janë edhe tre persona në kërkim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com