Loading...

Vetingu ne polici, Rama flet troc-ja cfare i pret policet duke filluar nga Janari 2018 !

Gjatë fjalës në Konferencën Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Kryeministri Edi Rama u shpreh se procesi i pastrimit të policisë nga elementë të korruptuar apo të paaftë do të vijojë në policinë e shtetit.

“Siguria publike nuk mund të krijohet nga qasje apo procese të izoluara. Ne do të nxisim proceset që mundësojmë përpjekjet e përbashkëta të strukturave ligjzbatuese. Përvoja e shkëlqyer e disa Task Forcave janë një provë e madhe për sinergji. Forca e Ligjit do të shërbejë edhe për konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.

Modernizimi i vazhdueshëm i strukturave ligjzbatuese është prioritet. Burimet financiare e kapacitetet teknologjike mund të përballen vetëm nëpërmjet një modernizimi t të shpejtë. Në këtë kuadër, akademia ka një rol prijës dhe ne do të vijojmë ta mbështesim në kurrikula dhe në teknologji, të cilat duhet të udhëhiqen nga pedagogë të kësaj akademie.

Pastërtia e radhëve të sigurisë është parakusht i domosdoshëm dhe i padiskutueshëm. Ne kemi bërë sa kemi mundur. Procesi historik i pastrimit të policisë nga elementë të korruptuar apo të paaftë do të vijojë në policinë e shtetit”, tha Rama.

Ndërkohë, ministri Xhafaj u shpreh se operacioni i paralajmëruar nga policia “Forca e Ligjit” është dëshmi e angazhimit të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Aksioni forca e ligjit i miratuar se fundmi dëshmon vullnetin politik dhe institucional të qeverisë edhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën pa kompromis të krimit të organizuar. Buxheti i alokuar nga qeveria për ministrinë e Brendshme për vitin 2018 është gjithashtu një tregues u qartë i vullnetit të kësaj qeverie për jetësimin e këtyre projekteve madhore.

Ky është buxheti më i lartë të paktën 10 vitet e fundit me një rritje 70% krahasuar me vitin që sapo mbyllim. Do shkoje kryesisht për investime te teknologjia në fushën e hetimit dhe pajisjet shkencore, mungesë që ka ndikuar ndjeshëm në efektin e zbulueshmërisë së krimit”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com