Loading...

I vetëm në kafe, si i shkuan ‘miqtë e paftuar’ të fortit nga Vlora dhe i vunë pranga në tavolinë

Policë civilë dhe pas asnjë shenjë dalluese. Vlonjati Blendo (Edison) Alikaj është befasuar nga surpriza e efektivëve të policisë së Shtetit, që nuk e kanë lënë vetëm sot në kafe. I ulur në një tavolinë, duke pirë kafe në një lokal pranë Astirit në Tiranë. Dy policë civilë i afrohen nga pas dhe i ulen anash, më pas edhe një i tretë ulet pas.

Duart ia kanë kryqëzuar pas shpine ndërsa një prej efektivëve duket me armë në dorë, me sa duket duke e paralajmëruar 32-vjeçarin e shpallur në kërkim dhe të akuzuar për disa vepra penale.

Për Blendo (Edison) Alikaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ”Arrest me burg”, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më datë 04.01.2017, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë Poliklinikës, ku ka qëlluar me armë zjarri automatik, për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë janë gjetur dhe sekuestruar 3 fishek pistolete, 1 palë dorashka të zeza dhe 1 kapuç-maskë.

Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar si autor i dyshuar në ngjarjet e ndodhura më parë dhe konkretisht:

Më datë 03.11.2016, në lagjen ”Isa Boletini” tek lulishtja e Kalit të Trojës, së bashku me një tjetër shtetas dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik.

Më datë 18.05.2017, në vendin e quajtur ”Jonufër” së bashku me tre shtetas të tjerë dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës një tjetër shtetas për dhënien e një shume të caktuar lekësh.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com