Loading...

Vdes në spital një i burgosur, akuzë policit të burgut për…

[sgmb id=”1″]

Një person i dënuar që vuante dënimin në burgun e Zaharisë në Krujë ka ndërruar jetë nga shkaqe që ende nuk dihen. Paraprakisht Policia thotë se i dënuari ka shfaqur probleme me zemrën.

Siç mëson “Panorama”, ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet F.A. 49 vjeç, banues në Pogradec.

Por Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për shtetasin D.C. 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili është punonjës policie i regjimit të brendshëm në I.E.V.P, Zahari.

Pasi siç thuhet në njoftimin e Policisë, “më datë 05.11.2017, rreth orës 06:10, në spitalin e Krujës, ka ndërruar jetë shtetasi F.A. 49 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar në I.E.V.P. Zahari, Krujë pasi ka shfaqur probleme kardiake. Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes”.

Punonjësi i burgut akuzohet për veprën penale Shpërdorim detyre, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com