Një studim i ri tregon se kombinimi i jogas me ushtrime aerobike është dyfish më efektiv në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës sesa kryerja e këtyre ushtrimeve veçmas.
Doktrot dhe shkencëtarët pajtohen se ushtrimet e rregullta aerobike janë të mira për zemrën sepse e përmirësojnë shtypjen e lartë të gjakut, obezitetin, diabetin dhe faktorët tjerë të rrezikshëm për zemrën.
Dhe përderisa kjo formë e ushtrimeve është vlerësuar si ‘kampioni’ i ushtrimeve më të mira për shëndetin kardiovaskular, studime tjera kanë demonstruar se edhe joga mund të jetë gati po aq e mirë sa ushtrimet aerobike.
Prandaj, ekspertët ishin mbledhur dhe kishin hulumtuar për të zbuluar efektin që do ta kishte kombinimi i këtyre dy ushtrimeve.
Dhe, sipas tyre, është zbuluar se pacientët me sëmundje të zemrës të cilët kishin bërë joga dhe ushtrime aerobike e kishin reduktuar dyfish indeksin e masës trupore (BMI-në), shtypjen e gjakut dhe nivelet e kolesterinës.