Zbardhet arsyeja e dhimbshme pas vrasjes makabre ku nurri masakroi katër herë me thikë bashkëshorten e tij.Arsyeja, pse ajo nuk i kishte përgatitur mëngjesin dhe rrobat.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 11:00, në fshatin Karpen të Kavajës, ndërsa autori i krimit është identifikuar si shtetasi Sami Metushi, 50 vjeç.
Sipas burimeve, ngjarja ndodhi pas një debati me bashkëshorten e tij Sose Metushi, brenda në banesë, ai në një moment gjaknxehtësie mori thikën e bukës duke e qëlluar atë në bark dhe pjesë të ndryshme të trupit. Goditjet kanë qenë fatale duke i marrë jetën 48- vjeçares, nënë e pesë fëmijëve.