Loading...

Terror në Angli/ Bandat kriminele shqiptare bëjnë ligjin, kjo është taktika e frikshme që përdorin

[sgmb id=”1″]

Sipas Daily Mail, kriminelët shqiptarë kanë filluar të zhvillojnë një taktikë të re të quajtur “gransom” me rivalët e tyre në Britani.

Ata kanë filluar të rrëmbejnë të afërmit e moshuar të rivalëve të tyre gangsterë dhe u kërkojnë shuma të majme parash në këmbim për lirimin e tyre të sigurt.

Policia britanike ka zbuluar se ata marrin peng gjyshërit e familjeve të tjera të krimit të organizuar dhe në këmbim, veç parave, u kërkojnë drogë apo territor.

Daily Mail shkruan:

Zotërinjtë e krimit nga shteti i vogël Ballkanik janë kaq të dhunshëm dhe pa mend sa kanë uzurpuar bandat tradicionale të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë dhe po dërgojnë tani shuma të mëdha të parave në shtëpi, duke i fshehur në makina.
32 mijë shqiptarë jetojnë në Britani, megjithëse ne nuk jemi ende pjesë e BE. Rreth 572 shqiptarë janë në burgje, që do të thotë 1 në 50 të tillë.

Në një konferencë të zhvilluar sëfundmi në Londër, shefave të policisë u janë paraqitur detaje nga organizimi kriminal i këtyre bandave.

Kathryn Holloway, nga policia e Bedfordshire tha sot për mediat britanike se:

Ju nuk mund ta imagjinoni se sa të pamëshirshëm janë ata. Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë, përballë brutalitetit absolut të shqiptarëve. Këto janë pa dyshim bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë. Ata janë të përgatitur të rrëmbejnë rivalët për 200 euro borxhe.

Një vit më parë, dy shqiptarë, Vladimir Cahani dhe gruaja e tij Ardita, u kapën duke u përpjekur të kontrabandonin 130 mijë euro në makinën e tyre.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com