Loading...

Tahiri/ Del emri i parë që thërret prokuroria

[sgmb id=”1″]

Lidhur me hetimin per arrestimin e biznesmenit me 863 mije euro dhe dy patentat te ish-ministrit Saimir Tahiri, burime pranë Prokurorisë së Elbasanit janë shprehur për Top Channel se policia ka bërë vetë numërimin e parave, duke shtuar gjurmët e gishtave që mund të identifikoheshin në kartëmonedhat e sekuestruara.

Hetimi për paratë e gjetura pritet t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda sepse Prokuroria e Elbasanit nuk ka kompetencën për të zhvilluar hetimin pasuror ndaj të riut dhe për të verifikuar mënyrën se si ka gjeneruar 863 mijë euro kesh të pashoqëruar me asnjë faturë apo mandat.

Gjithashtu, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar verifikimin edhe të dy patentave për mjete lundruese në emër të Saimir Tahirit, ndërsa pritet që shumë shpejt të merret në pyetje edhe shoferi i Tahirit, për të cilin biznesmeni ka pretenduar se ka miqësi.

Në emër të biznesmenit, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është shoqëria “Eco Contruksion and Partners”, e hapur më 6 shkurt të vitit 2015 dhe një ndër punët e para të saj ka qenë rikonstruksioni i komisariatit numër 6 në kryeqytet, shkruan TCH. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com