[sgmb id=”1″]
Superiorja, në fushë të mërkurën dhe të enjten e ardhshme
Kategoria Superiore do ta nisë fazën e dytë të mërkurën e ardhshme, ndërsa dy ndeshje do të luhen të enjten.
Vllaznia-Lushnja dhe Luftëtari-Teuta do të luhen të mërkurën në orën 14.00, ndërsa 3 orë më vonë do të zbresin në fushë Flamurtari e Skënderbeu, në stadiumin pa tifozë në Vlorë, për shkak të dënimit të Flamurtarit.
Me siguri Skënderbeu do të ketë ndonjë kundërshtim për datën e ndeshjes, duke qenë se të hënën do të luajnë me kombëtaret shumë lojtarë, por nuk ka alternativë tjetër, sepse kalendarin e ka shumë të ngjeshur.
Të enjten do të luhen dy ndeshjet e mbetura, të dyja në orën 14.00.