Loading...

Studimi i fundit: Shqetësuese, fëmijët shkruajnë 35.000 tekste dhe 30.000 mesazhe vetëm deri në moshën 14 vjeçare

[sgmb id=”1″]

Aktualisht fëmijët dërgojnë 35.000 në moshën 14 vjeçare kurse të rinjtë shpenzojnë mesatarisht 135 minuta në ditë duke përdorur telefonin e tyre

Një fëmija mesatar dërgon rreth 35,000 tekste, 30,000 mesazhe në Ëhatsapp dhe më shumë se tre javë duke bërë video-bisedës deri në moshën 14 vjeçare. Të gjitha këto shifra dalin duke u  bazuar në një sondazh të ri.

Të rinjtë gjithashtu shpenzojnë ekuivalentin e gjashtë muajve duke parë telefonin e tyre gjatë asaj periudhe, duke llogaritur i bie rreth 135 minuta çdo ditë, shkruan Indeksonline.

Ankta është realizuar me 1000 fëmijë të moshës 8-14 vjeçare dhe prindërit e tyre. Sipas tyre fëmijët shpenzojnë më shumë se një orë në ditë duke shfletuarat faqet e mediave sociale si “Facebook”, “Snapchat” dhe “Instagram”. Kurse interesante është se fëmijët presin që kthimi i mesazhit tu bëhet për më pak se 15 minuta.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se fëmijët posedojnë telefonin e parë të tyre të mençur më së largu në moshën 10 vjeçare.

Të gjeturat e tjera tregojnë se gjashtë në dhjetë fëmijë nën 14 vjeç thonë se telefoni i tyre është gjëja e parë që kontrollojnë në mëngjes dhe gjëja e fundit gjatë natës.

Dyzet për qind e të rinjve thanë se do të ndihen të ‘humbur’ pa telefonin e tyre të mençur për një ditë kurse vetëm shtatë për qind besonin se do të ndiheshin ‘të lirë’ ose ‘të lirohet’ pa të.

Debati më i zakonshëm që fëmijët kanë me prindërit për telefonat celularë është shuma e kohës së shpenzuar duke e përdorur atë, e ndjekur nga koha që përdoret – ose herët në mëngjes ose natën vonë.

Duket se të rinjtë mund të trashëgojnë varësinë edhe nga përdorimi i tepruar i telefonit nga prindërit e tyre. Ku sipas kësaj ankete edhe të rriturit që u anketuan pothuajse 4 në 10 prej tyre thanë së edhe vetë shpenzojnë shumë kohë në telefonin e tyre të mençur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com