Loading...

“S’pendohem, jam gati të …”, fjalët e fundit të Toto Riina-s dhe porositë për masakra të tjera

Bosi famëkeq i Cosa Nostra-s, Salvatore “Toto” Riina vdiq sot në spital pas dy ndërhyrjesh kirugjikale. “Unë nuk pendohem…askush nuk mundet të më rrëzojë”, këto ishin fjalët e fundit të shtatshkurtrit që i hapi luftë shtetit italian vite më parë.

Asnjë pendim, asnjë hap prapa. Deri në frymën e fundit të jetës. Toto Riina, “i dashuri”, kështu e quanin në Cosa Nostra për mizoritë e tij, i  tha këto fjalë vetëm disa muaj më parë teksa fliste me gruan e tij në burgun e Parmas, shkruan La Sicilia.

Një jetë në arrati sëbashku, e më pas sëbashku por në distancë, të ndarë nga hekurat e qelisë, kjo ishte marrëdhënia e Toto Riinas dhe Ninetta Bagarellas. “Nuk dua t’i kërkoj askujt asgjë, jam gati të rri dhe 3000 vjet në burg, jo 30,” thoshte Riina.

Pavarësishht moshës dhe gjendjes shëndetësore jo të mirë për vite, padrino nuk bëri kurrë një hap pas. Vetëm tre vite më parë teksa bisedonte gjatë orarit të pushimit në burg Riina vazhdonte të kërkonte maskra dhe kërcënime me vdekje për gjykatësit, ashtu siç bëri me Giovanni Falcone-n dhe Paolo Borsellino-n. Ai kurrë nuk donte të fliste.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com