Loading...

Si u prit në Shqipëri princi miliarder i arrestuar dhe takimi me Ramën

[sgmb id=”1″]

I cilësuar si njeriu i 45-të më i pasur në botë, Princi miliarder, Alwaleed bin Talal i arrestuar mbreme në Arabinë Saudite, zbarkoi në Durrës me jahtin e tij super luksoz më 25 gusht.

“Panorama” raporton se kjo ishte vizite informale, gjate te ciles princi u prit nga kryeministri Rama dhe nga ministri i Jashtem Bushati.

Si vizite zyrtare princi ka ardhur ne vendin tone ne vitin 2002 kur eshte pritur me protokoll nga kryeministri Fatos Nano dhe ministri i asaj kohe, Luan Hajdaraga.

Ne viziten e fundit, diskutimet mes tij dhe zyrtarëve shqiptarë u përqendruan në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastrukturës.

NY Times shkruan se arrestimi i princit Alwaleed është i sigurt se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet Mbretërisë dhe qendrave të mëdha financiare në botë. Ai u arrestua së bashku me 10 princër të tjerë dhe katër ministra e dhjetëra ish-ministra, pas një aksioni të gjerë nga organi i ri saudit anti-korrupsion.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com