[sgmb id=”1″]
Një i ri është arratisur pasi është kapur nga policia e Sarandës me pranga në duar. Mësohet se ai është shtetasi Ermir Idrizllari, i cili dyshohej se i kishte marrë me dhunë një personi rreth 30 mijë lekë të reja.
Në momentin që shoqërohej në rajon me furgonin e policisë, Ermir Idrizllari me pranga në duar ka mundur të hapë derën e furgonit dhe të largohet me vrap.
Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet:
U shoqërua prej shërbimeve të policisë, por ka mundur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve”.
Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë kontrollit të shtëpisë së të riut, policia ka vënë në pranga babain e tij, Mustafa Idrisllarin. 56-vjeçarit iu gjetën në banesë 22 kilogram kanabis.