Sali Berisha plas “bombën”: 863 mijë eurot në makinën e Sotës janë vjedhur…
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar një tjetër detaj që lidhet me ngjarjen e Elbasanit, atë të gjetjes së 863 mijë eurove në makinën e Orest Sotës.
Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministri ka bërë publik mesazhin e një biznesmeni nga Kosova, i cili operon në fushën security.
Me anë të këtij mesazhi biznesmeni kosovar thekson se paratë e gjetura në makinën e Sotës janë vjedhur nga një bankë.
Ja postimi i plotë i ish-kryeministrtit:
Eksperti dixhital i sigurisee nga Kosova denoncon:
Paratee e gjetura nee makineen e Orest Sotes janee tee vjedhura nee njee bankee!
Lexon mesazhin e tij. sb
“Doktor, Përshëndetje nga Kosova,
Me shqetësim jemi duke e përcjellur rastin Tahiri, i cili është duke e njollosur Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.
Unë jam një biznesmen i suksesshëm nga Kosova qe 40 vite, ndërsa 15 vitet e fundit jam duke u ofruar shërbime në industrinë e sigurimit (security).
Që nga fillimi i rastit Tahiri, jam duke ndjekur çdo lajm dhe opinion në mediat e Shqipërisë. Dhe, unë si njohës i sigurisë, kam ardhur deri tek konstatimi se ato para janë nga krimi për arsyet në vijim:
1. Deklarimi i familjes Sota dhe avokatit të tyre, se paratë janë nga kursimet, nuk duket i qëndrueshëm, sepse paratë e kursyera për disa vite kursehen në valuta 500Eur, 200Eur, apo 100Eur. Ndërsa, paratë e gjetura në xhipin e Sotës, shumica e tyre janë të valutave 20Eur dhe 50Eur.
2. Me çrast, këto para duket të jenë nga plaçkitja e Bankës ProCredit Bank në Prishtinë, më 10 Gusht, 2017 për arsyjet në vijim: Kriminelët në princip nuk qesin paratë e ndyta në treg para 3 deri në 6 muaj dhe denominimi i parave ka shumë ngjajshmëri me denominimin e parave të plaçkitura në rastin ProCredit Bank.
Andaj, në këtë rast, duket se kriminelët kanë gjetur Seksererët Sotën dhe Shoferin e familjes Tahiri, që me ato para të blihet Droga nga Sajmir Tahiri dhe kështu po bashkohen kriminelët me krimin e organizuar nga pushteti.”