Luhatjet e ndjeshme të temperaturave ditët e fundit dhe kthjellimet e ditës së sotme duket se do ia lënë vendin reshjeve.
Meteoalb bën me dije se nga nesër do të rikthehen reshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në Veri dhe Lindje të vendit priten reshjet e borës.
Vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore.
Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në Veri dhe Lindje të vendit.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.