Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mengjesin e sotem ne nje takim pune deputetet socialiste pjese e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Burime per “Panorama” bejne me dije se mes deputeteve te pranishem ne kete mbledhje me Ramen eshte edhe deputtei Saimir Tahiri, tashme i perjashtuar nga grupi parlamentar i PS-se.
Nuk ka ende ndonje deklarate zyrtare, por mendohet se ne qender te kesaj mbledhjeje është diskutimi për shkarkimin e kreut të KQZ dhe zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.