Kryeministri Edi Rama ka shperndare lajmin qe do te gezonte shume shqiptare. Ai ka postuar nje foto ne Facebook, te nje avioni qe shkruan “Air Albania”. Mbishkrimi i tij eshte: “Se shpejti”. Aeroportit të Rinasit, shumë shpejt duket se do t’i shtohet një linjë ajrore shqiptare.
Kete lajm Rama e ka bere me dije ne maj te vitit 2017 në një konferencë për shtyp me përfaqësues të Turkish Airlines ku deklaroi se transporti ajror do të hyjë në një epokë të re. Rama falenderoi presidentin turk Erdogan, që sipas tij po e mbështet projektin për një linjë të re shqiptare.
“Diskutuam për linjën e re shqiptare kuqezi dhe jemi në finalizimin e këtij projekti. Do t’i japim shqiptarëve një tjetër mundësi.” – tha Rama.
Loading...