Prej tre ditesh ne Teatrin ”Petro Marko” vazhdon te jepet me sukses komedia ”Ne dore te fatit’ me autor Ledjan Gjeci, regjisor Arben Kumbaro, muzika Artur Dhamo, skenografa Agron Jakupit dhe nje kaste aktoresh te mrekullueshem te trupes se teatrit.
Qysh diten e pare salla eshte tejmbushur nga publiku artdashes vlonjat i cili e ka pritur shfaqen me entuziazem te madh. Shfaqja do vijoje edhe ne ditet ne vazhdim dhe pritet te kete pjesemarrje te madhe dhe interes nga publiku artdashes vlonjat.
Aktoret qe interpretojne ne kete komedi jane; Jorgaq Tushe, Artan Islami, Matilda Avduli, Astrit Mamaj, Ilirjan Ali, Lavdimir Abilaliaj, Margen Caushi.
Vepra ‘Ne dore te fatit’ trajton temen e varesise se individit ndaj bixhozit dhe lakmine e tij per te patur me cddo kush edhe ate qe nuk e ka pare as ne enderr. Nepermjet satires vepra paraqet cmendurine qe mund te arrije ambicja e nje njeriu te pangopur dhe veteshkaterrimin qe pranon tjetri nen ndikimin e vesit.