Loading...

Policia reagon ndaj akuzave të PD

[sgmb id=”1″]

Pas daljes për mediat të Enkelejd Alibeajt nga selia e PD-së, ka reaguar Policia.

Policia e Shtetit “rishpreh keqardhjen për akuzat politike dhe pa asnjë bazë ligjore apo faktike, mbi ndalimin e shtetasit Orest Sota”.  Lidhur me rastin, Policia e Shtetit “rithekson se ka kryer detyrën dhe respektuar procedurën ligjore pikë për pikë”. Ndërsa akuzat e opozitës si spekulime politike që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën e punës së bërë nga Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit ka ndaluar në flagrancë autorin, ka mbajtur të plotë procesverbalin në vendngjarje dhe i ka përcjellë menjëherë Prokurorisë dosjen e plotë të rastit për arrestin në flagrancë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Megjithatë, në asnjë nga reagimet e saj, ashtu si edhe në këtë rast, nuk thuhet as edhe një fjalë lidhur me patentat për mjete lundruese të tonazhit të rëndë në emër të Saimir Tahirit, që u gjetën tre ditë më parë më makinën e Sotës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com